Martini: Simulim i pastër, e vështirë të luash 1 orë me një lojtar më pak

schedule19:15 - 2 Shkurt, 2020

schedule 19:15 - 2 Shkurt, 2020

Teuta doli pa pikë nga ndeshja me Tiranën. Trajneri i ekipit durrsak, Edi Martini analizoi sfidën dhe rastet e dyshimta në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, aty ku u ndal edhe te gafa e portierit Frashëri.

KARTONI I KUQ – “Simulim, bravo i qoftë, por është turp të bëhet një simulim i tillë. Janë vendime që ndryshojnë rrjedhën e lojës. Nuk ishte faull apo goditje standarte. Ta lësh ekipin 60 minuta me 10 lojtarë, është e vështirë. Gjithsesi, e thashë që jam i lumtur me djemtë dhe me atë që dhanë në fushë”.

GAFA E FRASHËRIT – “Unë nuk dua të vej emër kush ka gabuar, kemi gabuar të gjithë së bashku. Frashëri na ka dhënë shumë pikë gjatë këtij sezoni, por kur gabojmë, gabojmë të gjithë së bashku”.

POZICIONI I NGOO – “Megjithatë, dhe ky rast është i dyshimtë. Më duket shumë i dyshimtë pozicioni i Ngo’o. Shumë rast i vështirë, edhe nëse Ngo’o ka qenë në vijë të drejtë, anësori e ka të vështirë ta shikojë. Duket se Ngo’o është pak më përpara”.

KALLAKU – “Është e vërtetë, sot bëri një ndeshje të mirë, jo në ditët më të mira, por gjithsesi nga java në javë, është në rritje. Me cilësitë që ka, është i nevojshëm për ekipin. Lojtarët janë të gjithë bashkë kur luanë mirë, si kur luajnë keq”. /abcnews.al