Martini: Ngërç psikologjik, fati dhe gjykimet kundër nesh. Fitojmë në Fier

schedule14:16 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 14:16 - 18 Dhjetor, 2020

Apolonia është kundërshtari i radhës i Teutës. Ekipi durrsak vjen nga 6 barazime radhazi dhe nesër do të tentojë me çdo kusht rikthimin te fitorja në Fier, fjalë që konfirmohen nga trajneri Edi Martini në konferencën për shtypin.

Shpresoj që çështjen e barazimeve ta zgjidhim nesër. Kemi punuar fort gjatë gjithë javës, kemi punuar shumë, sidomos në daljet e shpejta dhe goditjet në portë. Është vetëm një moment psikologjik dhe nesër detyrimi jonë është vetëm të fitojmë ndeshjen.

Na mungon rezultati, prandaj do e quaja kthesë fitoren e nesërme. Djemtë kanë luajtur çdo ndeshje mjaft mirë, kemi mbizotëruar pothuajse lojën në çdo ndeshje që kemi luajtur. Fati nuk ka qenë me ne, por edhe arbitrimi nuk ka qenë në lartësinë e duhur, por mendoj se kthesa nesër do të vijë patjetër.

Ne mbrojmë dhe sulmojmë të gjithë, nuk dua të fajësoj sulmuesit për mungesën e golave. Nuk është defekt i vetëm një reparti, kemi pësuar pak në mbrojtje, por kjo vjen edhe nga ndihma që kanë dhënë sulmuesit. Gjithë ekipi duhet të zhbllokojë rezultatin dhe të nxjerrë golin.

Të gjithë lojtarët janë gati, kanë formë shumë të mirë, me përjashtim të Kouros që ka pasur probleme në këmbën e majtë. Skema me dy sulmues? Nuk e di, ne mund të ndryshojmë gjithmonë përpara çdo ndeshje. Kemi edhe pak kohë, do vendosim nesër për formacionin.

Nuk e shoh të rënduar psikologjiksht ekipin. Normal që rezultatet të vendosin përpara përgjegjësie, por djemtë e kuptojnë dhe kanë një dëshirë për çdo ditë e më tepër në stërvitje. Ekipi punon edhe me më shumë dëshira, pasi e shohin që kanë luajtur më mirë se çdo skuadër, pavarësisht rezultateve që nuk i kanë pasur të mira. Së bashku me mu, kemi besim të gjithë bashkë që do ia dalim dhe do rikthejmë rezultatet pozitive te Teuta“, përfundon Edi Martini. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!