Teuta nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola me Bylisin. Pas ndeshjes i zhgënjyer u duk trajneri i durrsakëve, Edi Martini. Për Supersport Martini kërkoi më shumë saktësi para portës për lojtarët e tij.
“Mund ta kishim fituar dhe mund ta kishim humbur. Luajtëm hapur me dy sulmues përpara dhe Bregun mbrapa. Në momentin më të mirë morëm të kuq. U mbrojtëm mirë dhe kërkuam të shënonim , por s’mundëm. Krijojmë raste dhe nuk shënojmë. Duhet të punojmë, të afrohemi me portën më shumë dhe të jemi të qetë.
Erdhëm për ta fituar ndeshjen. Në të majtë Ballshi na rrezikoi, e dinim, por preferoja të shkonim me shumë sulmues. Duhet të bënim mirë para portës. E kam thënë shpesh, Eneas (Jorgjit) nuk i ecën me DurrësIn. Na dha një karton të dytë të verDhë, por më parë ishte një karton i verdhë i falur për kapitenin e Ballshit, dhe ata do të ishin me të kuq shumë minuta para nesh.
Është e vërtetë se pritshmëria është më e madhe. Edhe të lojtarëve në stërvitje dhe biseda janë të mëdha sepse i shohim mundësitë tona. Fola me Enean pse nuk na e dha ne të kuqen dhe nuk ia dha atyre, është e disata herë që na ndodh
Duhet që arbitrat ta shohin më me kujdes. Aksioni ishte në vazhdim dhe mas 30-40 sekondash u rikthye, Ballshit nuk i dha karton para syve të tij. Të tilla gabime kushtojnë shumë. Të gjitha ndeshjet janë shumë të forta, mbrohen mirë dhe dalin Mirë përpara. Ne hyjmë në fushë gjithmonë për tre pikë, në fund fusha vendos. Lorenco Vila do të jetë nesër në stërvitje”, u shpreh Martini. /abcnews.al

