Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Martini: Ia dolëm të nervozojmë Tiranën, Teuta ekip për titull

schedule15:46 - 8 Nëntor, 2020

schedule 15:46 - 8 Nëntor, 2020

Teuta ia del të fitojë sërish përballë kampionëve të Tiranës. Goli i Lorenco Vilës në pjesën e parë, i dhuroi tre pikët e para ekipit durrsak, triumf që ka gëzuar Edi Martinin. Trajneri i Teutës analizoi fitoren 0-1 ndaj bardhebluve në prononcimin e dhënë për Supersport, ku ndër të tjera tha:

Motivimi është më i madh. Ishim më ndryshe sot. Pjesën e dytë ishim nervoz me Skënderbeun. Sot ishim më të qetë, nervozuam kundërshtarin dhe ruajtëm epërsinë. Ndoshta nuk ka pasur shumë zë mikrofoni, por e kam thënë që kemi një skuadër për kampion.

Kemi ruajtur grupin dhe morëm lojtarë të mirë, ndaj besoj. Ka njerëz që gjuajnë me gurë dhe ne do i marrim ata gurë dhe të shtrojmë rrugë. Ishte një shaka, sepse jemi mësuar t’i shohim në gazetë shaka të tilla”, deklaroi trajneri shkodran. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!