Martini: Fitore me thonj, e kishim frikë Skënderbeun. Titulli? Kam një mesazh

schedule18:18 - 18 Prill, 2021

schedule 18:18 - 18 Prill, 2021

Teuta vazhdon ecurinë pozitive në kampionat. Durrsakët mposhtën me një penallti Skënderbeun në Korçë dhe trajneri Edi Martini u gëzohet tre pikëve. Shkodrani, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, u shpreh:

Ne bëmë disa ndryshime, edhe në mënyrën e të luajturit. Lëshuam krahët, kërkuam të qarkullonim më tepër topin dhe të ishim të qetë, ishte një ndeshje psikologjike, duke llogaritur edhe duelin e Kupës. E kishim frikë, Skënderbeu ka fituar me shumë ekipe.

Djemtë reaguan pas humbjes në Kupë, u çuan sot, kanë shumë karakter dhe e treguan vetën. Ishte një fitore e dyfishtë, për pikët dhe moralin. Ishte një fitore me thonj dhe me shpirt. Jam i kënaqur me fitoren e sotme.

 

Hebaj? Jam i kënaqur me djemtë që kam, nuk mundem të qaj çfarë ka ndodhur në të kaluarën. Kemi edhe 8 finale, jemi këta që jemi, të luftojmë deri në fund për titullin dhe të mos e kthejmë kokën mbrapa.

Nuk luajmë në kundërsulm, ne kërkojmë të qarkullojmë topin. Dy pikë duken shumë në këto momente, por janë fare pak. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, të merremi me ndeshje tona dhe të mos merremi me klasifikimin.

Janë 24 pikë në lojë, duhet të jemi shumë të përqendruar dhe të luajmë futbollin tonë“, theksoi trajneri shkodran i skuadrës që kryeson Kategorinë Superiore. /abcnews.al