Teuta u rikthye te fitorja pas 6 barazimeve radhazi. Ekipi i Edi Martinit fitoi 0-1 në Fier përballë Apolonisë dhe trajneri shkodran i bregdetarëve shfaqet i lumtur dhe i çliruar në prononcimin e dhënë për Supersport.
”Jam i gëzuar, morëm tre pikë pas një kohe të gjatë. Nuk kishte rëndësi loja, por falë Zotit morëm 3 pikët. Duhet të shënonim 3-4 gola në pjesën e parë, kishim raste flagrante. Na dha kënaqësi goli i Vilës, por hymë shumë në stres në pjesën e dytë. Bëmë shumë pasime gabim, i lëshuam territor Apolonisë. Pjesë e dytë nuk ishte e mirë, por jam i gëzuar me tre pikët.
Pozitive që morëm 3 pikë. Kemi luajtur ndeshje të mirë, kemi qenë superiore me çdo kundërshtar, sot kishin rëndësi pikët. Ngarkesa ndikoi, duhet të ishim më të qetë në qarkullimin e topit dhe duhet ta vrisnim ndeshjen. Por ka rëndësi fitorja sot.
Profesor Starova është një krah i djathtë i joni, do të jenë të vlefshme fjalët e tij. Jemi një familje e madhe te Teuta, besoj se rezultatet do të vijnë, pasi me të vërtetë kemi luajtur mirë.
Jam kthyer nga pankina dhe thashë si është e mundur, sikur ta na kishte mallkuar dikush. Rastet e humbura janë në dëm, sot do kisha dëshirë që sulmuesit të liroheshin, të fitonin besimin te vetja. Janë 3 pikë me vlerë. Është shumë i gjatë kampionati, do të ketë shpesh ndërrime në tabelë, duhet të shohim veten tonë. Do të jetë luftë e ashpër midis kreut”, deklaroi trajneri i Teutës. /abcnews.al