Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Martini: E papritur humbja me Tiranën, Teuta ime tregoi karakter

schedule18:08 - 28 Prill, 2021

schedule 18:08 - 28 Prill, 2021

Teuta fitoi 0-2 sot përballë Kukësit, dhe është rikthyer të kryesojë e vetme Kategorinë Superiore. Trajneri i ekipit durrsak, Edi Martini foli për Supersport rreth triumfit të sotëm dhe shumë temave të tjera.

Ka qenë një javë e ngarkuar, humbja me Tiranën ishte e papritur. Nuk ishim në ditën tonë. Duhej të flisnim këtë javë, stërvitja kaloi në plan të dytë. Kisha besim, kjo ishte një provë karakteri nga djemtë, jemi ngritur sa herë jemi rrëzuar.

Krasniqi është pjesë e rëndësishme e jona, edhe pse nuk ka qenë aty ku e kemi pritur. Flas në aspektin e golit, pasi ka punuar dhe ndihmuar shumë ekipin. Uroj të vazhdojë kështu.

Vila pas sulmuesit? Ishte zgjedhje për shkak të kundërshtarit, donim ta kishim ekipin sa më afër portës. Vila ka formë fizike të shkëlqyer, është ndër lojtarët që vrapon më shumë. I kishim dhënë detyra edhe për të ndihmuar ekipin në mbrojtje.

Vllaznia? Ndeshje shumë e rëndësishme, edhe ata pretendojnë titullin kampion. Është një rivalitet i fortë, le të fitojë më i miri.

Ndeshja me Tiranën ishte nga ato ndeshje ku ekipi është në “black-out” total, pavarësisht meritave të Tiranës. Kemi dhënë prova që jemi rikthyer, duhet vlerësuar karakteri i djemve.

Titulli? Jam besimplotë, kam ekip me eksperiencë, kam djem që kanë fituar trofe. Shoh karakter te djemtë, janë të lidhur me njëri-tjetrin, të ruajmë qetësinë dhe të godasim kundërshtarët“, deklaroi Martini. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!