Martini: E dominuam në çdo aspekt Kukësin, e ndalim ne Vllazninë

schedule19:26 - 21 Nëntor, 2020

schedule 19:26 - 21 Nëntor, 2020

Teuta barazoi 0-0 ndaj Kukësit në shtëpi dhe humbi terren në renditje, Pas ndeshjes për Supersport foli trajneri i Teutës, Edi Martini.

“Më vjen keq sepse meritonim fitoren. Ishim gjithë ndeshjen superiorë dhe ata patën vetëm një rast kur goditën shtyllën. Në këto momente nuk na duhet loja, por pikët. Në jemi njësoj në çdo fushë, bëjmë ndaj çdo kundërshtari bëjmë lojën tonë.

Më vjen mirë për Vllazninë, por unë jam i fokusuar te ndeshjet dhe ekipi im. Dolëm para portës, kishim raste për shënim. Nuk funksionuan goditjet standarde por jo çdo ndeshje zgjidhet nga to. Duhet të kishim zgjidhur më mirë disa situata individuale, por ndonjëherë në lojë hyn edhe fati.

Diferencat ndaj ekipeve nuk janë shumë të mëdha, më vjen keq për pikët humbura. Kontrata ime me Teutën është deri në fund të vitit. Janë tre javët e para, ne po luajmë mirë, po kontrollojmë lojë dhe më vjen keq sepse janë dy pikë që duhet të merrnim.

Ëshjtë ndeshje e mirë, djemtë dhanë maksimumin dhe duhet të fokusohemi aty. Vllaznia javën e ardhsme? Për mua është një ndeshje më specifike, por ne do bëjmë çmos ta fitojmë ndeshjen”, u shpreh Martini. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!