Martini: E dija që s’do ishte e lehtë, por siguruam Evropën. Tani duam Kupën

schedule20:06 - 24 Korrik, 2020

schedule 20:06 - 24 Korrik, 2020

Teuta hasi jo pa vështirësi, por ia doli të mposhtë Flamurtarin 2-3 dhe tani është zyrtarisht në Europa League, duke iu bashkuar Kukësit dhe Laçit, ndërsa kampionat e Tiranës do të garojnë në Champions League.

Trajneri i ekipit durrsak, Edi Martini analizoi fitoren ne Vlorë dhe realizimin e objektivit të klubit. “Ishte e lehtë për ju kjo ndeshje, për mua jo. E morëm më lehtë dhe pësuam dy gola. Kishim fat dhe shënuam.

Mund të pësonim me penallti. Pashë orën në atë moment. Do e kthenim rezultatin edhe po të na shënonte. Kishim kohë. Nuk e shënoi dhe e kontrolluam lojën. Me rëndësi ishte marrja e tre pikëve dhe sigurimi i Evropës.

Finalja e Kupës kundër Tiranës? Finalja ka disa ditë. Siguruam Evropën dhe tani e presim finalen. E ardhmja? E rëndësishme është Kupa e Shqipërisë. Dua ta fitoj, pak rëndësi ka e ardhmja ime. Ka kohë deri atëherë“, përfundon trajneri shkodran. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!