Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Martini: Do u çirret maska, po na ikin talentet për pesë lekë!

schedule23:30 - 30 Shtator, 2019

schedule 23:30 - 30 Shtator, 2019

Edi Martini ka shpërthyer në emisionin “Pressing” të drejtuar nga Gerti Çarçani. Nga studiot e ABC News, ish-sulmuesi shkodran akuzon drejtuesit e Vllaznisë për lejimin e largimit të talenteve, ndërkohë që thekson se shumë shpejt do u çirret maska të gjithëve.

“Jam lodh. Ka dalë Lulzim Basha në 2 mijë protesta dhe po i pakësohen njerëzit. Edhe unë kam ngelur nga të paktët. Te Bylisi kemi një lojtar që shënon gol, Qardaku. Një lojtar (Egzon Shimaj) ka ik në Kavajë se nuk paguhet prej 12 muajsh, për një pagë 240 mijë lekë. Ka ikur edhe Hoxha. Ne nuk e kemi mendjen. Është fati i mirë i joni si qytetar. Do u çirret maska të gjithëve. Është fati ynë që janë Luftëtari e Flamurtari. Kam frikë se do kthehemi sërish në origjinë, në vendin e tetë.



Pse nuk e shesin këtë ekip, t’ia japin një administratori, apo presidenti. Jepi lekët e bashkisë dhe të hedhë edhe të vetat. Të ikin tre lojtarë dhe të vijnë nga Kongo, nuk është normale. Më përpara na dilte një me çadër dhe na thoshte se do vinin lojtarë nga Katari. Di edhe rrogat që marrin të rinjtë. Në Shkodër nuk po duam njëri-tjetrin. Lojtarin e 19-vjeçarëve e lënë të ikë për 240 mijë lekë. E do Shqipëria U21 dhe tre ekipe në Europë. Ka pesë muaj trajnerët e moshave nuk paguhen. Të rinjtë na i marrin për pesë lekë. Na presin dritat dhe ujin. Duhet të mbajnë përgjegjësi”, deklaroi Martini. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!