Teuta e Kukësi janë gati. Edi Martini dhe Shpëtim Duro kanë përzgjedhur titullarët për këtë sfidë. Për durrsakët kthehet kapiteni Renato Arapi, ndërkohë që në sulm këtë herë do të aktivizohet Rubin Hebaj. Gjithashtu nga fillimi e nis edhe Lorenco Vila.
Nga krahu tjetër Kukësi ka pasur vetëm një dilemë për qendrën e mbrojtjes, pasi Olsi Teqja mungon për shkak të kartonit të kuq që mori në sfidën kundër Tiranës. Duro ka zgjedhur Gëzim Krasniqin dhe pjesa tjetër e formacionit nuk ka ndryshuar.
Teuta: Frasheri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kouros, Aleksi, E. Vila, Cyrbja, L. Vila, Hebaj. Trajner: Edi Martini
Kukësi: Xhika, Maliki, Krasniqi, Obanor, Musta, Musolli, Limaj, Rroca, Ethemi, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro. /abcnews.al