Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Martini: Barazimi ndaj korçarëve “dhemb” ende! Tirana? Harrojeni vitin e shkuar

schedule18:39 - 7 Nëntor, 2020

schedule 18:39 - 7 Nëntor, 2020

Nesër në Pogradec, Teuta dhe Tirana luajnë ndaj njëra-tjetrës për javën e dytë të Kategorisë Superiore. Në konferencë për shtyp sot është shfaqur trajneri i durrsakëve, Edi Martini.

Shkodranit ende nuk i ka dalë mllefi i barazimit ndaj Skënderbeut, teksa kërkon fitore ndaj kampionëve në fuqi nesër. Teuta ka fituar tre ndeshjet e fundit ndaj bardhebluve, por për Martinin, kjo nuk do të thotë asgjë.

BARAZIMI NDAJ SKËNDERBEUT – “Ndiej keqardhje për pikët e lëna. Dihej që nuk do ishim në nivelin e duhur pas gjithë asaj ndalese, gjithsesi shpërdoruam shumë raste dhe mund të ishte ndryshe.

Nuk ishim mirë në pjesën e dytë dhe nuk kishim ekuilibër. Kishim rastet tona në pjesën e dytë dhe në fund mund ta pësonim. Ishte një ndeshje të cilën duhet ta fitonim”.

TIRANA – “Të gjitha ndeshjet janë të vështira. Në qoftë se duket e lehtë në letër një ndeshje, është akoma më keq. Siç do lozim ndaj Tiranës, do luajmë ndaj çdo ekipi. Luajmë për tre pikë dhe e tregon fusha”.

Kemi organikë me lojtarë mjaft cilësorë, e rëndësishme është të jemi të përqendruar, të bëjmë lojën tonë, të jemi më të përqendruar para portës dhe të këmbëngulin gjatë gjithë ndeshjes. Shpresoj në një rezultat të mirë”.

FITORET E VJETSHME – “Nuk duhet të hyjmë në lojë me mendimin se kemi fituar ndaj Tiranës në shumicën e ndeshjeve të vitit të shkuar. Duhet të hyjmë ashtu siç kemi hyrë në fushë në çdo ndeshje.

Të tilla sfida nuk kanë favoritë. Shpresoj të përsërisim rezultatet e vjetshme ndaj Tiranës, gjithsesi mbetet për tu parë sepse është një ndeshje e fortë dhe e rëndësishme”, përfundoi Martini. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!