Marsida gënjeu, kjo ishte lidhja me policin që ekzekutoi ish-të dashurin brenda shtëpisë

schedule13:47 - 10 Tetor, 2019

schedule 13:47 - 10 Tetor, 2019

Marsida Qatja ka gënjyer fillimisht në dëshminë e saj para oficerëve të Policisë Gjyqësore duke thënë se policin Bledar Toçi e kishte kushëri dhe ky ishte shkaku se përse ai ndodhej në shtëpinë e saj në orët e para të mëngjesit të sotëm bashkë me dy meshkuj të tjerë.

EKSKLUZIVE/ Tregon Marsida Qatja: Çfarë folën Bledari dhe Dritani para breshërisë

Më pas është zbuluar se ata nuk kishin asnjë lidhje gjaku, ndërsa dyshohet se edhe me Toçin, krahas Hoxhollit ajo kishte një raport intim.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të ditës së sotme në Kavajë ku Dritan Hoxholli mbeti i vdekur pas një shkëmbimi zjarri me policin Bledar Toçi, ndërsa ku i fundit mbeti i plagosur.

“Hoxholli më kërkonte vazhdimisht seks!”: Zbardhet dëshmia e gruas në Kavajë

Hoxholli mbeti i vdekur teksa hyri me kallashnikov në dorë në shtëpinë e Qatjas, me të cilën kishte patur një lidhje intime.

Gazetarja e ABC News, Enkelejda Arapi raporton se në momentin kur Hoxholli hyri në shtëpi, aty gjendeshin Toci sëbashku me dy persona të tjerë dhe ishin duke ngrënë pica dhe pirë birra.

VIDEO/ Detaji që shmangu masakrën në Kavajë

Pasi janë konfliktuar me njeri-tjetrin kanë plasur armët ku nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i vrarë Hoxholli. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!