Marshim kundër dhunës seksuale: “Nuk luhet përdhunimesh”

schedule12:28 - 10 Shkurt, 2019

schedule 12:28 - 10 Shkurt, 2019

Nën moton “Nuk luhet përdhunimesh”, qindra qytetarë, studentë dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë zhvilluar një marshim protestë në kryeqytet. Reagimi erdhi pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në një shkollë 9 vjeçare në Kavajë, ku një vajzë e mitur, u abuzua seksualisht nga disa prej nxënesve.

Nuk ka nevojë për fjalime për të dhënë mesazhe të tilla.

Me heshtje dhe pankarta qytetare e aktivistë të shoqërise civile në Tiranë kanë dënuar dhunën ndaj grave në përgjithësi dhe asaj seksuale në veçanti.

Reagimi qytetar vjen një javë pas publikimit të ngjarjes së rëndë të abuzimit me një të mitur nga shokët e shkollës në Kavajë.

Protesta nisi përpara Ministrisë së Arsimit. Në shenjë solidariteti me të miturën dhe familjen e saj qytetarët marshuan drejt Policisë së Tiranës.

Qytetarët kanë kërkuar nga institucionet shtetërore më tepër angazhim për të luftuar dhunën ndaj grave, ndërkohë që kanë shprehur pakënaqësinë për mënyren sesi u trajtua rasti i 13 vjeçares në Kavajë.

Aktivistet e shoqërisë civile të mbledhur në këtë protestë përmes rrjeteve sociale kanë paralajmëruar një tjetër tubim kundër dhunës më tetë mars e iu kanë bërë thirrje qyetarëve t’i bashkohen. /abcnews.al