Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

“Marrëveshje VV-LDK për presidentin”/ Haziri: Jemi në bisedime, qëllimi të nxjerrim vendin nga kriza

schedule17:13 - 17 Prill, 2026

schedule 17:13 - 17 Prill, 2026

Nisur nga takimet e shpeshta mes Albin Kurtit dhe kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku zërat se mes tyre do të ketë një marrëveshje për çështjen e presidentit janë intesifikuar.

Ka qenë deputeti i LDK, njëherësh nënkryetar Lutfi Haziri që ka deklarur se dy subjektet politike janë në konsultime aktive për ta nxjerrë vendin nga kriza.

Sipas tij, qëllimi është arritja e një marrëveshjeje sa më shpejt për të siguruar funksionalitet institucional.



Lëvizja Vetëvendosje deklaron se Kryeministri Kurti është në përpjekje të vazhdueshme për takime mes tij dhe dy partive opozitare, PDK dhe LDK, por ende nuk ka lëvizje të qarta, së paku jo publikisht.

Gjithësesi qëndrimet duket se kanë ndryshuar nga java e kaluar kur Kreu i LDK-së, Lumir Abixhiku, tha se për partinë e tij nuk është e pranueshme që të tri pozitat kryesore në shtet t’i ketë një parti.

Gjatë javës, i propozuari i Vetëvendosjes për President, kryediplomati Glauk Konjufca, tha se do të tërhiqte kandidaturën e tij nëse këto dy parti opozitare do të jepnin emrat e tyre.

I pyetur se pse partia e tij s’dha një emër konsensual dhe jo partiak, Konjufca deklaroi se opozita është përgjegjëse për këtë, duke mos sjellë asnjë emër konkret në tavolinën e diskutimit.

Për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit politika në Kosovë ka kohë deri më 28 prill sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që rrëzoi dekretin e Osmanit për të shpërndarë Kuvendin.

Nëse nuk ka dakordësi, Kosova shkon përsëri në zgjedhje brenda 45 ditësh nga momenti i skadimit të afatit.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!