Marrëveshje sekrete për Butrintin? Rama-deputetëve të PD: I shkoni pas të vdekurit

schedule11:29 - 28 Prill, 2022

schedule 11:29 - 28 Prill, 2022

Koncesioni për Butrintin ka përplasur në Kuvend kryeministrin e Edi Rama me deputetët e opozitës. Nga foltorja e Kuvendit, kreu i qeverisë u shpreh më bindje se parku kombëtar i Butrintit do të bëhet siç duan ata, duke e quajtur opozitën kope.

Rama hodhi poshtë akuzat e PD për marrëveshje sekrete dhe theksoi se partneri i tyre është fondacioni shqiptaro-amerikan, AADF “Albanian-American Development Foundation”. Kryeministri u kujtoi edhe njëherë deputetëve se po i shkojnë pas të vdekurit, duke iu referuar Berishës. Po ashtu, Rama pranoi se në Butrint do të ketë biznese fitimprurëse.

Lexo edhe: Butrinti sjell debate në Kuvend, Rama përplaset me Bardhin: Kope budallallëku, jeni në luftë me amerikanët

“Në momentin që jeni bërë pjesë e kësaj kopeje jeni infektuar nga budallallëku. Mos u ofendoni fare. Nuk do të thotë të jesh budalla, por në një krizë që duhet ta zgjidhni betë. Jeni thellësisht të afektuar. E keni shtrembërim në ADN që për çdo gjë flisni mbrapsht. Mos u fyeni, duhet të shikoni veten në pasqyrë.

Fondacioni në fjalë është i krijuar nga bashkërendimi mes fondacionit shqiptaro-amerikan dhe qeverisë së Shqipërisë. Çdo gjë amerikane ju duket problem. Është një kontributor shumë i rëndësishëm në të gjithë procesin e zhvillimit të vendit me kohë dhe me vakt. Nuk po akuzoni ministrinë e kulturës, por fondacioni amerikan, me qindra miliona dollarë që janë kontribut i një grupi njerëzish që jetojnë në SHBA, që mbledhin fonde për Shqipërinë na paskan hyrë në një marrëveshje sekret me qeverinë për të hapur bare dhe restorante në Butrint. Ju jeni të njëjtët, nuk keni ndryshuar. Kioskën e keni në kokë. Kopeja ka logjikën e vet. nuk është problemi jeni të rinj apo të vdekur. Ju keni të gjithë moshën e atij të vdekurit që e dini të gjallë.

Falë marrëveshjes që kemi bërë ne, por prej vitesh edhe në mbretërimin e dytë të vdekurit, ka vijuar puna në Butrint mbi bazën e atyre marrëveshjeve. Butrinti do të ketë edhe objekte fitimprurëse. Parku i butrinit do të bëhet kështu si themi ne. Partneri ynë është fondacioni shqiptaro-amerikan”, tha Rama. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!