6 miliardë dollarët, mbeten investim në Shqipëri. Një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes për gazin e lëngshëm natyror amerikan, ministri i Financave, Petrit Malaj se Shqipëria nuk është thjesht përfituese, por investimi i huaj i dy kompanive amerikane dhe greke, i përket vetëm vendit tonë.
“Ky është një informacion që duhet ta merrni nga Ministria e Infrastrukturës. Investime të tilla në vlerë 6 miliardë dollarë, janë investime që ndodhin në Shqipëri. Dhe Investimet e huaja që ndodhin në Shqipëri, vetëm 9 mujori i parë i 2025, 1.6 miliardë euro, rekord, kjo e fundit i bashkohet këtyre”, theksoi ministri Malaj.
Shqipëria arriti këtë të mërkurë marrëveshjen e 21-të për njohjen e pensioneve me vendet ku ka diasporë shqiptare. Së fundmi, ishte radha e Polonisë.
“Marrëveshje Shqipëri-Poloni për sigurimet shoqërore. Marrëveshja e 21 me vende ku ka diasporë shqiptare jashtë Shqipërisë, e 10-ta me vendet e BE. Shumë të nevojshme për shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë, që duan t’ju njihen vitet e punës. Qeveria mbetet e angazhuar për marrëveshje të tjera”, tha Malaj.
Në Poloni, jetojnë 3 mijë shqiptarë, kurse polakët në Shqipëri, vetëm 100.
Por ende mungon marrëveshja e madhe, me Greqinë, aty ku ka qindra mijëra shqiptarë. Malaj siguroi se negociatat me Athinën janë sa intensive, dhe të vështira.
“Sa i përket Greqisë, janë negociata shumë intensive, ekspozimi në numër, diaspora në Greqi është e madhe. Jemi besimplotë se do e bëjmë një marrëveshje me Greqinë, por ka negociata, kushte, intensitet”, tha më tej Malaj.


