Marëveshja politike e nisur dje do të fillojë zbatimin ditën e nesërme. Këshilli Politik me përbërjen e të gjitha partive në vend, do të mblidhet për të autorizuar 4 përfaqësuesit të kryejnë reformën zgjedhore. Damian Gjiknuri i tha “ABC-News” se kjo marrëveshje nuk u negociua nga ndërkombëtarët, dhe se nuk është zgjatim i paktit Rama-Basha në vitin 2017.
Të gjitha partitë politike do të mblidhen të enjten pasdite në një takim për reformën zgjedhore. Ky format që tashmë quhet Këshill Politik do të autorizojë Damian Gjiknurin, Oerd Bylykbashin, Petrit Vasilin dhe Oerd Bylykbashin të vijojnë punën për reformën zgjedhore.
“Këshilli politik është një tavolinë e të gjitha partive që besojnë këtë marrëveshje të arritur”, tha Gjiknuri.
Në këtë takim nuk do të ulen Rama dhe Basha. “Nuk ka rëndësi për mua, e rëndësishme është që të jetë një pëfaqësuaes i autorizuar nga çdo parti”, theksoi Gjiknuri.
Më pas, 4 përfaqësuesit e palëve do të punojnë për ndryshimin e kodit zgjedhor.
“Ka një material të bërë gati, është një bazë e mirë ku palët mund të fillojnë procesin”, u shpreh ai.
Kjo kthesë e papritur politike, për Damian Gjiknurin, nuk është produkt i të huajve, dhe pse ata e kanë nxitur atë.
“Asnjë ndërkombëtar nuk mori përsipër të drejtojë refomën zgjedhore. Ai produkt është produkt i negociuar nga palët shqiptare”, sqaroi ai.
Marrëveshja e 17 majit 2017, për të besuarin e Ramës në këtë negociatë, nuk ndikon këtë pakt të ri politik.
“Nuk është objekti i punës i këtij komisioni çështja e qeversë teknike”, tha më tej Gjiknuri.
Socialistët shprehen se nëse pakti nuk arrihet deri në 15, atëherë mazhoranca do ta ndryshojë Kodin Zgjedhor e vetme./abcnews.al

