Marrëveshja për demarkacionin përçan koalicionin në Kosovë

schedule12:03 - 7 Dhjetor, 2017

schedule 12:03 - 7 Dhjetor, 2017

Partia e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk mbështet marrëveshjen aktuale për demarkacionin me Malin e Zi duke bërë që koalicioni qeverisës të mos mundësojë dot 80 votat që i duhen për miratimin e saj në parlamentin e vendit

Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi përkrahet vetëm nga partneri i madh i koalicionit qeverisës në Kosovë, por jo nga partia e kryeministrit Haradinaj dhe nga Nisma për Kosovën. Mediat kosovare shkruajnë se projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi bashkë me raportin e Komisionit Shtetëror për Shënjimin e Kufirit prej disa ditësh po qëndrojnë në “sirtarët” e Kuvendit. Ende nuk është vendosur se kur do të jetë në rend të ditës votimi i kësaj marrëveshjeje, në mungesë të 80 votave të nevojshme të deputetëve për ta miratuar. Marrëveshjen për Demarkacionin aktualisht e përkrahin deputetët e PDK-së, sipas deklaratave të kreut të saj Kadri Veseli, si dhe shumica e deputetëve të LDK-së, ndërsa kundërshtohet nga partia e kryeministrit Haradinaj (AAK), nga lëvizja “Vetëvendosje”, si dhe Nisma për Kosovën me arsyetimin se humbasin mijëra hektarë tokë, të cilat i merr Mali i Zi. Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë deklaruar për gazetën “Zëri” se tashmë u mbetet deputetëve të Kuvendit të Kosovës të vendosin për këtë çështje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!