“Marrëveshja Meloni-Rama, u “keqkuptua” nga RAI 3 “, Meçe: Kryeministrit iu “ndalua” të shprehej

schedule13:26 - 29 Prill, 2024

schedule 13:26 - 29 Prill, 2024

Analisti Arben Meçe, në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, foli për reportazhin e RAI 3 për marrëveshjen për emigrantët mes kryeministrit shqiptar Edi Rama me atë të Italisë, Giorgia Meloni.

Ai u shpreh se marrëveshja mes Melonit dhe Ramës u “keqkuptua” nga RAI 3, ndërsa komentoi reagimin e Melonit, ku tha se ishte normale.

Ndër të tjera ai tha se kryeministrit iu “ndalua” të shprehej nga media italiane.

“Është rasti ideal ku kuptohet manipulimi i një situate. këto reagime janë normale. Reagimi shqiptar çudit këdo, natyrisht Meloni si një person përgjegjës bëri reagimin, ishte jo thjesht miqësor, por edhe mbajtje e përgjegjësisë. “Rama po goditet s epo mbron Italinë”, kaq mjafton për të zbërthyer fabulën. Ka një luftë mes të majtëve dhe Melonit, është normale. Fakt është që kjo marrëveshje mes Melonit dhe Ramës, unë e kam mbështetur. Është marrëveshje model për tu zbatuar edhe në raste të tjera. Nuk është e lidhur vetëm me Italinë por edhe me BE. Duhet gjetur një formulë, siç është rasti në Britani. Ky është një mekanizëm i sofistikuar, por ne nuk kemi tagerin, është një interpretim.

Partitë e majta dhe RAI 3 mbajtën një qëndrim dhe thelbi ishte që pikët për Melonin u rritën në BE. Dje dhe pardje ka pasur një bashkëbisedim mes tyre, ku një përfaqësues tha “Zoti Rama  bërë për Melonin apo për Italinë”. Rama e shmangu këtë pyetje, por emisioni ishte që “Shqipëria përfiton 1 miliard euro”.

Mediat shqiptare e jepnin këtë emision si investigimi. Nuk ishte investigim, pasi duhet të sillte një fakt të ri, pra ishte një reportazh.

Kur një individ cenohet nga një artikull, ai ka të drejtohet atij që e ka bërë që t’i kërkojë përgënjeshtrimin, ose t’i japë të drejtën që në të njëjtën faqe të shprehet. Rama kërkoi vetëm të shprehej. Kur e analizon kupton që është manipuluar ngjarja dhe janë prodhuar garnitura e saj që behet ne Itali.”, tha Meçe. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!