Marrëveshja Kosovë-Serbi për targat, Rama i del në krah Kurtit: Nuk bën sens ta sulmosh se u soll si kryeministër

schedule22:24 - 24 Nëntor, 2022

schedule 22:24 - 24 Nëntor, 2022

Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje homologut të tij në Kosovë pas sulmeve që iu bënë me arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi për çështjen e targave. Në një postim në llogarinë e tij në Tëitter, Rama thotë se nuk mund të sulohet Albin Kurti pas marrëveshjes që kreu i qeverisë e cilëson si të duhur dhe falë së cilës u shmang përshkallëzimi i situatës.

Sipas Ramës, Albin Kurti nuk mund të fajësohet sepse u soll si kryeministër.

EDI RAMA NË TWITTER

“S’jam aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit pas marrëveshjes së duhur që fatmirësisht mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme! Ta sulmosh Albinin pse u soll si kryeministër është njësoj si t’i kërkosh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg!”

 

Kujtojmë se Kurti është përballur me një sërë akuzash pas arritjes së marrëveshjes për targat. Pasditen e së enjtes ai edhe u sulmua simbolikisht me qershi nga anëtarë të PSD-së. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!