Marrëveshja e detit/ Opozita: Më shumë informacione ka Greqia

schedule18:31 - 26 Shkurt, 2018

schedule 18:31 - 26 Shkurt, 2018

Deputetë të Parlamentit Shqiptar kanë komentuar mbi ecurinë e procedurës së negociimit me shtetin fqinj grek të kufirit detar, si dhe për pritshmëritë e tyre mbi përmbajtjen e kësaj negociate, në një kohë kur ministry i jashtëm dhe Presidenti janë në process të dhënies së plotfuqishmërisë grupit të negociatorëve.

Klajda Gjosha, deputete e LSI: “Unë nuk kam arritur të shoh shkresën e ridërguar tashmë ndaj presidentit të Republikës. Do të më duhet ta analizoj atë në lidghje se çfarë kanë deklaruar. E rëndësishme është që transparenca të jetë aty për qytetarët dhe të jetë një marrëveshje në interes për të dy shtetet sepse mos të harrojmë që Greqia është një vend anëtar në BE, është një vend fqinj me ne dhe realisht këto mosmarrëveshje që kanë ekzistuar prej vitesh do duhet të zgjidhen në interes të dy popujve”.

Fatmir Mediu, deputet e PR: “Pretendimi që opozita nuk mund të jetë pjesë e këtij diskutimi apo njohje e këtij diskutimi për shkak të asaj që quhet konflikt interesi është absurd. Përgjegjësia e qeverisë dhe ekzekutivit përballë Kuvendit është detyrim kushtetues për të paraqitur lidhur me transparencën që bën. Edhe negociatat e kryera paraprakisht bien ndesh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, jashtë vëmendjes të paktën të institucionit të presidentit dhe uroj dhe shpresoj që për çështje të tiklla të vendosin interesa kombëtare.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!