Një shtetas i huaj nga Maroku ka grabitur një lodër nga një dyqan në Sarandë. Si rrjedhojë 39-vjeçari maroken u arrestua nga policia për veprën penale “vjedhje”.
Njoftimi i policisë
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin R. T., 39 vjeç, banues në Marok, për veprën penale “Vjedhja”, pasi ka vjedhur një lodër, në dyqanin e shtetasit A. K., 51 vjeç, banues në lagjen nr.2, Sarandë.
/abcnews.al/