Marokenët “djegin” Brukselin, dhjetra të arrestuar pas eventeve të dhunshme

schedule14:14 - 29 Nëntor, 2022

schedule 14:14 - 29 Nëntor, 2022

Fitorja e Marokut kundrejt një Belgjike tashmë të “plakur”, në Kupën e Botës, nuk ka ngelur pa u vënë re nga tifozët marokenë, në të gjithë Botën.

Vetëm pak orë pasi fërshëllimës finle të arbitrit, tifozët marokenë kanë “zbarkuar”, në rrugët e Brukselit ku kanë shpërthyer përleshje të dhunshme. Me dhjetra arrestime është rezultati i pasdites së “shfrenuar” të trazirave, në rrugët e qendrës së qytetit.

Përleshjet me policinë dhe automjetet e djegura nuk kishin si të mungonin. Disa gazetarë belgë u sulmuan gjithashtu gjatë transmetimeve live, të “revoltës”. /i.m /abcnews.al