Mark Zuckerberg feston 10-vjetorin e martesës, ndan si rrallëherë një foto me bashkëshorten

schedule10:06 - 20 Maj, 2022

schedule 10:06 - 20 Maj, 2022

Sot në familjen e themeluesit të Meta, Mark Zuckerberg është festë.  Ai dhe bashkëshortja e tij Priscilla Chan shënonjë dhjetëvjetorin e martesës.

Këtë moment të rëndësishëm e ka kujtuar vetë Mark, i cili ka postuar në Facebook një foto nga dasma e tyre, teksa mban dorën e gruas së tij.

“10 vjet të martuar dhe gjysma e jetës sonë së bashku”, ka shkruar ai krahas fotos.

Kujtojmë që çifti u martua në oborrin e shtëpisë së Zuckerberg me një ceremoni modeste që përfshinte më pak se 100 të ftuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!