Mario Meshini tregon vrasësin e Devi Kasmit: I gjatë dhe me mjekër 

schedule12:23 - 1 Shkurt, 2018

schedule 12:23 - 1 Shkurt, 2018

I ndaluari i policisë si Mario Meshini i dyshuar se ka nxjerrë në pritë viktimën Devi Kasmi ka dhënë dëshmi të vlefshme për hetimit, përsa i përket ekzektuorit që qëlloi mbi 42-vjecarin. I riu ka theksuar se vrasësi ishte i dobët dhe i gjatë, ndërsa mbante edhe një kapuç në kokë.

 

Mario Meshini i ndaluar nga policia e kryeqytetit si person i dyshuar që ka ndihmuar në vrasjen e Devi Kasmit pak ditë më parë në kryeqytet, ka dhënë dëshiminë e tij të dytë, duke përshkruar ekzekutorin e mbrëmjes së 29-janarit. Sipas të riut, vrasësi ishte i gjatë, me trup të hollë e me mjekër.

Këto të dhëna, së bashku me ato të sekuestrua nga kamerat e sigurisë janë mbledhur nga grupi hetimor për të krijuar një identikit të vrasësit që dyshohet të jetë me pagesë.

26-vjeçari ka deponuar në polici gjithçka që ka parë mbrëmjen e krimit, por ka mohuar që të ketë lidhje me ngjarjen e rëndë.

“Devin e njoh prej shtatë muajsh dhe me atë më ka prezantuar kunati im. Unë shkoja te palestra e tij dhe, në atë kohë kam forcuar miqësinë me të. Më kujtohet mirë mbrëmja e vrasjes së Devi Kasmit. Ai u qëllua nga një person mbi 180 centimetra dhe me trup të hollë.atentatori kishte mjekër të gjatë dhe në kokë mbante një kapuç të zi, por fytyrën nuk e kishte të mbuluar. Nuk e kisha parë më parë atë njeri edhe pse ai ishte shumë pranë meje në momentin e vrasjes. Unë kisha folur në telefon që të takohesha me Devin poshtë banesës ku ai jetonte së fundmi. Devi erdhi pas meje me makinën e tij tip “Volksëagen” dhe unë isha me motor pa skafander.  Sapo zbriti Devi nga automjeti u qëllua pas shpine disa herë. Nuk mbaj mend të ketë pasur ndonjë dialog ndërmjet vrasësit dhe viktimës. Më kujtohet se ai ma drejtoi edhe mua armën  por nuk më qëlloi.

Devi Kasmi, u qëllua me dy plumba në kokë dhe sipas uniformave blu, autor i dyshuar është Domart Konjari. Pistat që hetohen janë prishja e pazareve të drogës si edhe konfliktet e vjetra të bandave të Tiranës.

42-vjecari  kishte pak kohë që ishte kthyer nga Spanja, ndërsa mësohet se atje ka tentuar të vrasë Domart Konjarin. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Kasmit u gjetë 3 kg kokainë si dhe një armë zjarri kallashnikov e fshehur poshtë krevatit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!