Marina Fara përfshihet në botën e krimit: Pjesë e operacionit ku u arrestua Henri Çili

schedule11:54 - 29 Shkurt, 2020

schedule 11:54 - 29 Shkurt, 2020

Hetimet për operacionin e famshëm “Mezhgorani” kanë zbuluar edhe një vajzë tjetër të shoë bizz-it të implikuar me personazhe të inkriminuar.

Bëhet fjalë për Marina Farën, vajzën e vetme të këngëtares së njohur nga Korça, Eli Fara.

Emri i juristes në profesion, që në media njihet më shumë si vajza seksi e këngëtares dhe modele “Instagram”-i, rezulton në listën e 53 personave të implikuar në aksionin “Mezhgorani”, që çoi në ndalimin e 28 personave, shumë prej të cilëve të dyshuar për trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Në përgjimet e bëra nga Prokuroria ka dalë edhe emri i Roxhensa Vangjush Kapurani, e datëlindjes 27.03.1986, e lindur në Korçë dhe banuese në Tiranë, emri i vërtetë me të cilën rezulton e regjistruar në regjistrin e Gjendjes Civile Marina Fara.

Ajo ka pasur kontakte të shpeshta telefonike me njërin nga të ndaluarit mëngjesin e së premtes.

Ndërkohë që dje në mëngjes, Marina Farës i është kontrolluar banesa në Tiranë, për të konstatuar nëse ka prova si lëndë narkotike apo armë, që e implikojnë në këtë aksion policor.

Policia nuk ka gjetur asgjë në shtëpinë e saj.

Operacioni ku është zbuluar vajza e Eli Farës lidhet me hetimet ndaj një grupi të madh personash që merreshin me trafik armësh, droge, mashtrim dhe falsifikim.

Nga ky operacion u arrestuan edhe botuesi Henri Ccili, biznesmeni Seit Fishta, etj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!