Marcelo bën rikthimin e ëndrrave në Brazil, shënon në finale dhe i sjell klubit të fëmijërisë trofe

schedule18:03 - 10 Prill, 2023

schedule 18:03 - 10 Prill, 2023

Pas një periudhe të dobët në Olympiacos, braziliani është kthyer në maksimumin e tij në tokën vendase.

Në ndeshjen e fundit për Fluminese, mbrojtësi i majtë shënoi me një gjuajtje të pabesueshme në hyrje të zonës. Ai ndihmoi ekipin të fitonte 4-1 në ndeshjen e dytë të finales së Campeonato Carioca, duke përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë (humbje 2-0).

Kjo ishte ndeshja e parë e Marcelos në Brazil që nga kthimi në klubin e tij të fëmijërisë këtë dimër. Debutimi i tij aktual erdhi në fillim të asaj jave në një ndeshje jashtë fushe kundër ekipit peruan Sporting Cristal në Copa Libertadores.

Ky bëhet titulli i 28-të i Marcelos në karrierë, me 25 prej atyre trofeve të fituara gjatë kohës së tij në Santiago Bernabeu. /G.D abcnews.al/

Burimi: Fluminese FC