Maratonomakët e Jazz-it nisin “Andrra n’tren”, nën ritmet e swing

schedule18:50 - 30 Prill, 2019

schedule 18:50 - 30 Prill, 2019

Nis nga stacioni i trenit në Tiranë “Andrra n’tren”, për 500  pjesëmarrësit e edicionit te katërt “Swing Maraton”. Gjithçka na sjell pas në vitet  40-50 në ritmet e jazit,  kërcimet swing dhe luku i maratonomakëve.

Mbi 500 adhurues të muzikës Jazz në ditën ndërkombëtare të kësaj rryme muzikore, i janë bashkuar edicionit te katërt “Swing Marathon”,organizuar nga Hemingway Fan Club Albania.
Bashkimi për nisjen e aventurës , nisi me simbolin e trenit me avull inauguruar në vitin 1947. Maratonamakët dhe të pasionuarit e kësaj muzike nisen aventurë që me kthim pas në kohë

Me pas grupi i maratonës mbërrin tek treni, ku ëndrra zë fill në zbulim të bukurive të mrekullueshme të natyrës shqiptare, që hasen gjatë këtij udhëtimi. E gjitha kjo nën shoqërinë e muzikës live të interpretuar nga 18 muzikantë që do të vijnë nga Italia, Gjermania, Anglia të zhanrit swing e që do të shoqërohen

Një maratonë e muzikës jazz, që nis në Tiranë dhe përfundon në Shkodër, organizuar nga Hemingway Fan Club Albania. Andrra vazhdon, Swing Marathon per, 12 orë do te përcjelle muzikë live swing non stop, nën tingujt e muzikës, të vallëzimeve të balerinëve dhe ngjyrave të viteve ’40 – ‘50./ ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!