Marash Kumbulla në formacionin e javës, përfshihen edhe katër lojtarë nga derbi

schedule10:16 / 11/02/2020

Marash Kumbulla zhvilloi një ndeshje madhështore ndaj Juventusit në fundjavë. Mbrojtësi shqiptar shkëlqeu në ditën që festoi 20-vjetorin e lindjes. Gol i anuluar, penallti e fituar dhe saktësi në duele për djaloshin nga Malësia e Madhe.

Verona e tij mposhti 2-1 kampionët në fuqi dhe tani nuk është më një surprizë. Paraqitja pozitive kundër armatës së Sarrit ka ndikuar që Kumbulla të jetë pjesë e formacionit më të mirë të javës së 23-të në Serie A.

Repartin defensiv e plotëson Davide Faraoni, kolegu i Kumbullës te Verona, dhe Stefan De Vrij, i cili realizoi një gol shumë të bukur në derbin me Milanin. Matias Vecino dhe Marcelo Brozovic janë dy interistët e tjerë mes më të mirëve, ndërsa nga ana e kuqezinjve është zgjedhur vetëm Zlatan Ibrahimovic, i cili dhuroi një asist, shënoi gol dhe goditi shtyllën.

Portë: Lukazs Skorupski (Bologna); Mbrojtje: Davide Faroni (Verona), Marash Kumbulla (Verona), Stefan De Vrij (Inter).
Mesfushë: Robin Gosens (Atalanta), Matias Vecino (Inter), Ruslan Malinovski (Atalanta), Marcelo Brozovic (Inter), Gaston Ramirez (Sampdoria); Sulm: Zlatan Ibrahimovic (Milan), Gianluca Lapadula (Lecce). /abcnews.al

schedule10:16 / 11/02/2020