Maqedoni, përdoret për herë të parë gjuha shqipe në mbledhjen e qeverisë

16:01 | 30/01/201916:010

Në Maqedoni, pas hyrjes në fuqi të Ligjit për përdorimin zyrtar edhe të gjuhës shqipe, në mbledhjen e parë të kësaj jave të Qeverisë, ministrat shqiptarë kanë folur e debatuar edhe në shqip. Mirëpo, nuk është se praktikimi zyrtar i gjuhës shqipe ka nisur pa probleme. Të ndjekim kronikën e kolegëve nga Klan-Maqedonia.

“Përkthejeni, nuk është korrekte, ndryshe do ta braktis press-konferencën, ua tërheq vërrejtjen, të mos ketë hidhërime. Përmendni Velesin, Gjimnazin, nuk e di çfarë pyesni, çfarë përgjigjet Ministri, nuk është në rregull. Mos e shkilni ligjin”.

Ishte kjo polemika e parë, pas fillimit të zbatimit të dygjuhësisë, ku Ministri I Arsimit Arbër Ademi nuk mbeti indifferent ndaj kërkesës së një kryetari të Komunës së Velesit, që pyetjeve t`u përgjigjet edhe në gjuhën maqedone. Ministri tha se do të përgjigjet shqip, ashtu sic është parashtruar pyetja.

Por, deputeti i opozitës Vllatko Gjorçev, njëherit i vetmi që ka shpallur kandidaturën për zgjedhjet presidenciale, nga Kuvendi i Maqedonisë, i bëri thirrje qeverisë, që të mos i hedhin tabelat ku shkruan emri Republika e Maqedonisë, për shkak se siç tha, pas disa viteve mund sërish të hyjnë në punë.

Vlatko Gjorçev, deputet i VMRO-DPMNE: “Ndoshta për dhjetë, pesëmbëdhjetë vite do të vijë koha kur ne apo pasardhësit tanë do të duhet ta fshijmë pluhurin nga ato tabela dhe ndoshta sërish do ta shohin dritën”.

Por, ndryshe mendojnë socialdemokratët. Gjuha shërben për tu kuptuar mes veti, politikanët mos të bëjnë ndarje – thonë nga kjo parti.

Muhamed Zekiri, deputet i LSDM: “Çdokush ka të drejtë të flet në gjuhën e tij amtare. Ka kaluar koha që për këto tema dikush të rreh gjoks, të luajë rolin e patriotit dhe të përfitojë politikisht”.

Ndërkaq nga Qeveria e Maqedonisë zyrtarisht bënë të ditur se ka filluar aplikimi I dygjuhësisë edhe në seancat qeveritare, ku ministrat shqiptarë kanë folur dhe debatuar në gjuhën shqipe. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono