Maqedoni, marrëveshja me Greqinë për emrin do të votohet në Kuvend më 5 korrik

schedule14:09 - 2 Korrik, 2018

schedule 14:09 - 2 Korrik, 2018

Ligji për Ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë do të votohet sërish në Kuvendin e Maqedonisë me 5 korrik. Kjo është vendosur sot në takimin koordinues ndërmjet kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe koordinatorëve të grupeve të deputetëve. Javën e kaluar në Kuvendin e Maqedonisë u dorëzua vendimi i presidentit Gjorge Ivanov, ku ai njoftoise nuk do të nënshkruajë dekretin e ligjit për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë. Nëse edhe për herë të dytë marrëveshja me Greqinë votohet me shumicë absolute nga deputetët, atëherë presidenti Ivanov sipas Kushtetutës është i detyruar ta nënshkruajë dekretin. /abcnews.al