Kryeprokurori, Manja: Opozita t’i drejtohet Kushtetueses

schedule13:41 - 13 Dhjetor, 2017

schedule 13:41 - 13 Dhjetor, 2017

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, i bëri thirrje opozitës që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, nëse ka pretendime në lidhje me procedurën e ndjekur nga Kuvendi për zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm. Manja iu përgjigj edhe akuzave në adresë të tij, në lidhje me kontaktet që ka pasur me palë të treta në lidhje me zgjidhjen e ngërçit të kryeprokurorit.

I gjendur përballë bojkotit të opozitës, që e quan anti-kushtetuese procedurën e nisur nga Kuvendi për zgjedhjen e një prokurori të përgjithshëm të përkohshëm, kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ftoi pakicën që për pretendimet e saj t’I drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Opozita e ka akuzuar se nuk ka respektuar Komisionin që drejton, kur I është drejtuar palëve të treta për të kërkuar mendim mbi ngërçin e kryeprokurorit.

Ulsi Manja kishte edhe një këshillë personalisht për kryedemokratin Basha.

Kreu i Komisionit të Ligjeve falënderoi kandidatët, duke i siguruar ata për besueshmërinë dhe transparencën e procesit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!