Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, përsëri të njëjtat akuza ndaj Prokurorisë në lidhje me çështjen CEZ, të cilat i kishte shprehur një ditë para tij, sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla. Ndërsa i pyetur për Prokurorin e Përgjithshëm, Manja tha se përgjigjia është në Kushtetutë dhe ligjin për Prokurorinë.
Një ditë pasi Taulant Balla sulmoi hapur Prokurorinë në lidhje me pushimin e hetimit mbi privatizimin që solli kompaninë CEZ në Shqipëri, ishte kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, që përsëriti me zë dhe figurë të njëjtat fjali të shkruara në Facebook nga numri dy i PS-së.
Manja u bëri thirrje prokurorëve që të presin me qetësi vettingun, që do të ndajë të njomin nga i thati – siç u shpreh ai – edhe brenda organit të Akuzës.
Manja u pyet edhe për qëndrimin e PS-së mbi Prokurorin e Përgjithshëm, të cilit i mbaron mandati në dhjetor./abcnews.al
https://youtu.be/NmZWa2ZLYE0