Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat ka komentuar manifestimin e mbajtur ditën e sotme në shesh, të thirrur nga Presidenti Meta. Ndërsa komentoi vendimin e Metës për të shpërndarë Parlamentin, ai tha se nuk mund ta bëjë një gjë të tillë.
“Sot Komisioni Europian ka dhënë rekomandimin për hapjen e negocitave të Shqipërisë. Komisioni i Ri përforcon rekomandimin e Komisionit të vitit të shkuar, ky është lajmi për mua sot. Ka edhe një koicidence, shkojmë në Bruksel marrim mbështetje të jashtëzakonshme, ndërsa një President që s’ka asgjë, shpërthen përpara jush si një minë e programuar. Sot në Bruksel del një raport që një president të Republikës duhet ta gëzonte. Unë qesh sepse për mua është diçka krejtësisht e pritur”, tha Rama.
Nëse Presidenti firmos dekretin për shpërndarjen e Parlamentit çfarë do të ndodhë?
Rama: Presidenti i Republikës nuk mund të firmosë dekrete të tilla, ndërsa Iliri mund të firmosë edhe dekrete për ti shpallur luftë SHBA-ve. Lajmi i mirë sot është që Shqipëria ka marrë mbështetje të jashtëzakonshme./abcnews.al