Kreu i grupit parlamentar demokrat Edmond Spaho i ftuar në Mbrëmje në ABC News ka folur për dorëzimin e mandatit të deputetit Sajmir Tahiri. Duke e konsideruar një farsë të radhës, Spaho thotë se kjo është një lojë e Ramës dhe Tahirit për të mbrojtur njëri tjetrin.
“Për ne është farsa e radhës, një lojë që ndërmarrin Rama e Tahiri për të mbrojtur njëri- tjetrin”.
Sipas Spahos ajo që e detyroi të ndërmerrte këtë hap ka të bëjë me zhvillimet jashtë vendit dhe konkretisht me vizitën e Ramës në Berlin. /abcnews.al