Mandati i Olta Xhaçkës, Kushtetuesja: Kuvendi nuk ka zbatuar vendimin tonë

schedule13:43 - 10 Korrik, 2024

schedule 13:43 - 10 Korrik, 2024

Ky votim i 11 prillit është shfuqizuar. Vendimi është i Gjykatës Kushtetuese, që këtë herë shprehet për herë të dytë për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

“Shfuqizimin e vendimit nr. 41/2024, datë 11.04.2024 “Për mosdërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese” të Kuvendit të Shqipërisë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit mbi papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka”, u shpreh Holta Zaçaj.

Në seancën e prillit maxhoranca votoi kundër një mocioni të opozitës, përmes të cilit I kërkohej Kuvendit që të çonte mandatin ne Kushtetuese, si i vetmi institucion që mund ta bënte këtë.

“Gjykata ritheksoi se vendimet e saj kanë efektet e forcës së ligjit. Asnjë organ nuk ka të drejtë t’i vërë ato në diskutim dhe aq më tepër të mos pranojë t’i zbatojë. Ndikimi i padiskutueshëm i vendimeve të saj është i tillë që ju imponon të gjithë organeve shtetërore fuqinë detyruese të vendimit të saj. Ky efekt detyrues ka të bëjë si me pjesën urdhëruese, ashtu edhe me pjesën arsyetuese të vendimit”, tha ajo.

Kjo është hera e dytë që gjykata kushtetuese bën të njëjtën kërkesë për Kuvendin, sa i përket deputetes, pas vënies në lëvizje nga opozita pasi bashkëshorti i Xhaçkës u shpall investitor strategjik nga qeveria.

Trupa e gjyqtarëve kushtetuese ka marrë në shqyrtim edhe një kërkesë e fundit të Kuvendit që kërkonte pezullimin e  çështjes dhe dërgimin e saj për interpretim në Komisionin Evropian për Demokraci. Kjo kërkesë ka rënë dhe tashmë pritet të shihet sa shpejtë do të Kuvendi, për t’iu drejtuar gjykatës, ndërsa edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk janë shumë larg.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!