Manchester United futet “all-in” për yllin e Dortmund

schedule14:30 - 12 Tetor, 2021

schedule 14:30 - 12 Tetor, 2021

Jude Bellingham vazhdon të jetë një nga objektivat më të rëndësishëm të Manchester United për sezonin e ardhshëm.

Anglezi është duke dëshmuar se është një nga yjet më të mëdhenj anglez dhe vazhdon të rritet në Bundesligë.

Borussia e Dortmund nuk ka në plan të shesë një tjetër yll sepse pas Sanchos nga ekipi pritet të ikë edhe Haaland.

Pavarësisht gjthçkaje, sipas asaj që theksojnë nga Anglia, Manchester United po përgatit një ofertë bujare për të bindur gjermanët. “Djajtë e Kuq” do duhet të “derdhin” të paktën 100 milion euro, një shifër që duket e lartë, por jo e përjashtuar.

Man City, Liverpool dhe Chelsea janë gjithashtu të interesuar për të siguruar shërbimet e mesfushorit. /abcnews.al