Ilkay Gundogan duket se e ka ndarë mendjen dhe që nga sezoni i ardhshëm do të luajë me fanellën e Barça-s, aty ku supozohet se gjermanit i kanë bërë gati një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi për një vit ekstra në rast se “katalizatori” i mesfushës do të pranojë.
Kështu, me një mesfushor më e me Kalvin Phillips që nuk dihet nëse do të rrijë në “Etihad” apo to të largohet në merkaton e verës, bordi drejtues i Manchester City ka nisur menjëherë kërkimet për një zëvendësues në mesfushë dhe mesa duket ka “piketuar” një nga “më të mirët” e rivalëve të Premier League.
Sipas mediave, menaxherët e “arkitektit” të mesfushës së Chelsea, Mateo Kovacic kanë udhëtar këtë javë drejt Londrës aty ku janë takuar me agjent të merkatos së Manchester City për të diskutuar kalimin e kroatit në “Etihad” gjatë verës.
Interesi i “qytetarëve” për Kovacic shton edhe më shumë aludimet se Gundogan ka vendosur largimin e tij, ndërsa nga ana tjetër, Presidenti Todd Boehly është i gatshëm ta lërë 28-vjeçarin kroat të largohet vetëm nëse City paguan 30 milionë euro për kartonin e tij, shifër kjo që nuk është aspak problem për një klub si “blutë” e Manchester. /i.m /abcnews.al