Mbrojtësi i Ajax, Nicolas Tagliafico, vazhdon të jetë një nga objektivat e Manchester Cityt në merkato. Pep Guardiola ka një simpati të veçantë për lojtarin e dëshiron me çdo kusht në ekipin e tij.
Fillimisht sipas raportimit të “The Athletic”, “Qytetarët” duhet të lirojnë vendin e tij, i cili për momentin është i zënë nga Oleksandr Zinchenko. Ky i fundit zhvilloi disa paraqitje pozitive në Champions League dhe për të kanë ardhur disa oferta.

Me largimin e ukrainasit City do të fokusohej tek argjentiasi Tagliafico, kartoni i të cilit llogaritet deri në 28 milionë euro. Tashmë mbetet për t’u parë nëse ky transferim do të ndodhë në merkaton e janarit apo do të shtyher për në verë. /abcnews.al

