Manchester City po kërkon të përforcojë repartin e sulmit, ndërsa trajneri Pep Guardiola duke se ia ka vënë syrin sulmuesit brazilian të PSG-së , Neymar.
Situata e krijuar mes Neymar dhe tifozëve, ku këta të fundit kanë vërshëllyer sulmuesin brazilian, ka bërë që 30-vjeçari të mendojë largimin nga “Parc des Princes”.
Sipas “ Fichajes” raportohet se PSG dëshiron ta shesë Neymar gjatë merkatës së verës, po sipas burimit në fjalë Manchester City kërkon ta transferojë sulmuesin në “Etihad”.
Pep Guardiola e pëlqen shumë sulmuesin dhe ka dhënë “OK” e tij për këtë mundësi transferimi, ndërsa edhe Barcelona ngelet një opsion për Neymar, por nëse barziliani mund të rikthehet në “Camp Nou” duhet të pranojë të ulë edhe pagën e tij.
30-vjeçari ka kontratë të vlefshme me klubin nga kryeqyteti francez deri më 30 qershor 2025. /f.a/abcnews.al