Në Ditën Botërore të Aftësisë së Kufizuar, Ministrja Manastirliu vizitoi Qendrën e Zhvillimit në Durrës. Ajo bëri apel për punësimin e personave me aftësi të kufizuar, për integrimin e tyre në shoqëri.
Gjatë vizitës në Durrës, ministrja shpërndau karrige me rrota për personat me aftësi të kufizuar.
Manastirliu tha se Ministria e Shëndetësisë po mbështet një shërbim shumë të rëndësishëm që i mundëson pavarësi lëvizje personave më aftësi të kufizuar, siç është shërbimi i karrigeve me rrota falas.
Vetëm gjatë këtij viti, 850 persona me aftësi të kufizuar janë pajisur me karrige me rrota falas, që nga fëmijë të vegjël e deri te të moshuarit. /abcnews.al