Manastirliu në ditën Botërore e Diabetit: 78 mijë qytetarë përfitojnë barnat e diabetit falas

schedule10:38 - 14 Nëntor, 2020

schedule 10:38 - 14 Nëntor, 2020

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në Ditën Botëore të Diabetit ka bërë me dije se në vitin 2020 janë 78 mijë qytetarë që përfitojnë barnat e diabetit falas.

Manastirliu përmes një postimi në Facebook shkruan se janë 66% më shumë qytetarë që përfitojnë terapitë e mjekimit falas krahasuar me vitin 2013.

Ndërkohë sipas saj për herë të parë në vitin 2018 u rimbursuan fishat e diabetit falas për fëmijët dhe tashmë rimbursohen falas deri në moshën 25 vjeç.

FAKTE
33 alternativa barnash 100% #falas për pacientët,
20 milion dollarë/vit financojmë për 78 mijë persona me diabet që përfitojnë barnat e rimbursuara,
Nga Janari 2020 u rimbursuan 408,304 fisha diabeti #falas për fëmijët dhe të rinjtë 0-25 vjeç,
#Parandalo diabetin #Kontakto mjekun e familjes #MbroShëndetin
#DitaBotëroreDiabetit./abcnews.al

🟣FAKTE

🔵 33 alternativa barnash 100% #falas për pacientët ✅
🔵 20 milion dollarë/vit financojmë për 78 mijë persona me…

Posted by Ogerta Manastirliu on E premte, 13 Nëntor 2020