Manastirliu në Berat: Këtë vit nis ndërtimi i maternitetit të ri

schedule14:30 - 2 Shkurt, 2019

schedule 14:30 - 2 Shkurt, 2019

Vetëm në muajin Janar sipas Manastirliut 1700 prindër në të gjithë vendin kanë tërhequr bonusin e bebes. Ministrja e Shendetesisë dhe Mbrojtjes Sociale ishte në Berat ku dha një lajm të mirë për banorët e këtij qarku.

Këte vit materniteti i Beratit do të rindertohet. Projekti ka përfunduar dhe investimi do të kryhet me fonde të Buxhetit të Shtetit. Këtë e bëri të ditur ministrja e Shëndetesisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ku inspektoi punimet që po kryhen për rehabilitimin e shërbimit të pediatrisë në spitalin e këtij qyteti.

“Në kuadër të politikave tona për përmirësimin e shërbimit për nënën dhe fëmijën, afër vendbanimit, pas ndërtimit të Maternitetit të ri të Korçës dhe Sarandës, këtë vit nisin investimet edhe në maternitetet e Lezhës, Kukësit, Pogradecit, Matit dhe Beratit”. 

Ministrja Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale shpërndau dhe çekun e bebes për të porsalindurit në maternitetin e Beratit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!