Manastirliu: Maska ul ndjeshëm përhapjen e COVID-19, kemi përballë 3 muaj të vështirë

schedule10:55 - 20 Tetor, 2020

schedule 10:55 - 20 Tetor, 2020

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu kanë zhvilluar një takim me task-forcën anticovid të ngritur për inspektimin e respektimit të masave të vendosura për kufizimin e përhapjes së Covid19.

Manastirliu ,bëri apel që qytetarët të mos i neglizhojnë masat e vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Gjithashtu ajo theksoi se qytetarët duhet të tregohen bashkëpunues dhe të kujdesen për shëndetin e tyre.

Po ashtu ministrja e Shëndetësisë theksoi së në këtë situatë vendim nuk mund të kthehet në normalitetin e vjetër pasi e gjithë bota jeton me rregulla për shkak të pandemisë.

“Ne kemi zgjedhur një rrugë që besojmë që ka më pak efekte. Por që është një rrugë e drejtuar nga një Komitet Ekspertësh që do të na sjellë një ulje të numrit të infektimeve, apo një mbajtje të numrit të infektimeve në raport me popullatën.

Tre muajt e ardhshëm do të jenë të vështirë, por ashtu sikurse është gjithë pranuar nga institucionet ndërkombëtare vendosja e maskës kudo ul ndjeshëm rrezikun e përhapjes së këtij virusi të rrezikshëm.

Pavarësisht punës që do bëni në terren, dhe punës që po bëjnë policia e shtetit dhe ajo bashkiake në raport me detyrën për zbatimin e ligjit dhe do të përgatitemi sa më mirë të mundemi që kapacitetet tona të kenë mundësi të përballojnë flukset e rritura. Nuk do të dëshironim asnjë mbyllje të dytë, as kufizime drastike, por as mbingarkesën e sistemit shëndetësor.

Që në fillim të pandemisë janë kryer më shumë se 200 mijë inspektime për zbatimin e protokolleve të sigurisë. Ne u hapëm me protokolle të miratuara nga Komitetit Teknik i Ekspertëve. Por ju duhet të ridimensiononi funksionin tuaj.

Duhet të ridimensionojmë këtë funksion që kemi dhe të jemi aty ku risku është më i madh. Strategjia e riskut që ju përdorni për protokollet që ju kontrolloni, tani duhet ridimensionuar me një fokus të veçantë, pro shëndetit”, tha Manastirliu.

Gjatë fjalës saj Manastirliu bëri me dije se aktualisht 25 % e kapaciteteve të dy spitaleve Covid janë të lira, por nëse do të ketë shtim të rasteve spitalet Covid 3 dhe Covid4 janë gati për të ofruar shërbim.

“25 % e kapaciteteve të dy spitaleve Covid janë të lira. Dy strukturat e tjera Covid janë gati nëse do të kemi rritje të numrave më të gjitha pajisjet dhe burimet e nevojshme njerëzore.

Edhe në strategjinë e vjeshtë dimrit kemi të parashikuar për të përfshirë spitalet rajonale nëse do të këtë rritje të rasteve pozitive, pacientë që do kenë nevojë për shërbim spitalor dhe në këtë mënyrë për të ofruar shërbim sa më cilësor për të gjithë”, tha Ministrja e Shëndetësisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!