Ministria e Shëndetësisë ka ndarë një lajm të mirë, në mes të përballjes me Covid19.
Përmes një statusi ajo njofton se vetëm në dy muajt e fundit kanë ardhur në jetë 1200 bebe në dy maternitetet e Tiranës.
Ajo vlerëson punën e ekipeve mjekësore në këto dy maternitete që kanë bërë të mundur që nënat dhe të porsalindurit të jenë të sigurt në këtë situatë të pazakontë.
“Në këto kohë të vështira për të gjithë sistemin shëndetësor në përballje me Covid-19, ekipet mjekësore në maternitetet tona, po bëjnë një punë shembullore, që nënat dhe të porsalindurit të jenë të sigurt e të shëndetshëm në këtë situatë të pazakontë.
Vetëm në dy maternitetet e Tiranës më shumë se 1,200 bebe kanë ardhur në jetë shëndosh e mirë gjatë dy muajve të fundit. Jeta triumfon”, shkruan Manastirliu./abcnews.al


