Dy të konfirmuar, 14 të dyshuar të tjerë me koronavirus në Shqipëri

schedule12:17 - 9 Mars, 2020

schedule 12:17 - 9 Mars, 2020

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë shifrat e analizave të kryera për koronavirusin në vend. Në një konferencë për shtyp, ministrja tha se kanë testuar 65 raste dhe 2 prej tyre rezultuan pozitivë.

Manastirliu po ashtu bëri me dije se presin analizat e 14 personave, pasi kanë pasur kontakte me 2 të infektuarit. Minsitrja theksoi se janë marrë masat dhe janë gati planet e veprimit.

“Ne kemi të gjitha planet e gatshme, planet e veprimit janë dinamike që ndryshojnë nga momenti në moment, të cilat janë të parapërgatitura. Kemi patur kohën për të bërë të gjitha trajnimet përkatëse. Të keni besim te personeli ynë mjekësor që nuk është hera e parë që përballen me këto situata.

Do të doja që të informoja edhe njëherë për të gjitha masat që janë ndërmarrë, kemi vendosur mbylljen e intitucioneve arsimore. Mbylljen e aktiviteteve publike, deri në datë 3 prill. Anulimin e grumbullimin e tubimeve masive. Ndalimin e eksporteve për barnave. Në ambientet e shërbimeve do të ndalohet hyrja e shoqëruesve’, deklaroi Manastirliu. /abcnews.al