Manastirliu: Brenda vitit përfundon rehabilitimi i 80 qendrave shëndetësore

schedule12:52 - 25 Gusht, 2018

schedule 12:52 - 25 Gusht, 2018

Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka inspektuar një nga qendrat shëndetësore, pjesë e programit të qeverisë për rehabilitimin e 300 qendrave shëndetësore në 4 vite.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar punimet në Qendrën Shëndetësore Nr 10 në Tiranë ku njoftoi edhe përfundimin e rikonstruksionit të 80 qendrave shëndetësore në gjithë Shqipërinë, brenda vitit.

“Qendra Nr. 10 që inspektojmë sot, e cila i është nënshtruar tashmë punimeve rehabilituese, ofron shërbime për rreth 80 000 banorë të qytetit të Tiranës. Nëpërmjet investimeve të buxhetit të shtetit, ne do të përmirësojmë shërbimet që ofrojmë për qytetarët në porten e parë të shërbimit, që janë qendrat shëndetësore dhe pikat e ambulancave”.

Njëkohësisht, punimet kanë nisur edhe në disa pika ambulancash në Bashkinë e Vorës, Kamzës, Kavajës dhe Rrogozhinës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!