Manajt i vjen mundësia, pritet titullar kundër ish-skuadrës së tij në Seria A

schedule15:51 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 15:51 - 1 Dhjetor, 2021

Futbollisti shqiptar Rey Manaj, është një nga lojtarët i cili që në moshë të vogël ka arritur të spikasë me talentin e tij, dhe që në fillimet e karrierës së tij ai e pa vetën pjesë të skuadrës së parë të Interit në kohën e Manchinit.

Një hap i rëndësishëm ky për sulmuesin e kombëtares shqiptare i cili e pa vetën në një prej skuadrave më të mëdha në Itali, por me kalimin e viteve, filloi edhe rënia e tij ku për disa sezone e a vetën të huazuar ne Seria B dhe në Spanjë ku nuk mundi të linte gjurmë.

Në futboll mrekullitë ndodhin shpesh herë dhe për Manaj ishte rezerzuar një surprizë e pabesueshme, teksa erdhi një lëvizje që e pamë atë të ishte pjesë e Barcelonës.

Ndërsa tani aktualisht sulmuesi shqiptarë është pjesë e Spezias në Seria A, i cili akoma nuk ka arritur të gjej “recetën” e golit, ndërsa mbrëmjen e sotme duket se ka fatin përsëri në anën e tij.

Sipas mediave italiane, trajneri i Spezias Thiago Mota ka menduar t’i besoja shqiptarit një fanellë titullari kundër ish-skuadrës së tij që filloi karrierën.

Një sfidë e veçantë kjo për Manaj që do të shikojë të luajë qoftë edhe disa minuta kundër Interit, por kjo përballje është e veçantë edhe për trajnerin Mota i cili luan kundër të shkuarës së tij. /f.a/abcnews.al