Manaj kthehet në Turqi/ Sulmuesi kuqezi nuk largohet nga Sivaspori

schedule15:28 - 21 Korrik, 2024

schedule 15:28 - 21 Korrik, 2024

Në fund të sezonit të kaluar bëri një përshëndetje.

U duk se Rej Manaj i tha lamtumirë Sivasporit, pasi shkëlqeu në Superligën e Turqisë.

Gjithsesi, sulmuesi I kombëtares shqiptare për momentin nuk ka vendosur të ndryshojë ambient.

Ai ka lajmëruar me një mesazh në Instagram se do të kthehet tek skuadra e tij për të nisur fazën përgatitore për edicionin e ardhshëm.

Pati shumë zhurmë në fund të majit se Manaj pritej të largohej nga Sivaspori dhe të shkonte në një ligë tjetër të Europës, ose të bashkohej me ndonjë gjigand në Turqi si Beshiktashi apo dikush tjetër.

Ylli kuqezi pati një kontribut si pak të tjerë në Superligën turke duke shënuar 18 gola, e duke ndihmuar ekipin të renditej në pjesën e sipërme të klasifikimit.

Pasi shënoi 18 herë, Manaj doli shënuesi i tretë më i mirë në elitën turke, pas yjeve Mauro Ikardi dhe Edin Xheko, duke merituar atë që quhet Këpuca e Bronzit.

Nuk dihet nëse ai do të vazhdojë sërish karrierën në të njëjtin ekip, apo do të largohet.

Sivaspor do të kërkojë mbi 10 milionë euro për kartonin e tij dhe për transferimin ka kohë deri në fund të gushtit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!